Donald Trump ka dhënë komentin e tij të parë për rrjedhjen aksidentale të inteligjencës ushtarake amerikane, kryeredaktorit të Atlantic, Jeffrey Goldberg.

Trump tha se ishte “një turp”.


I pyetur se si Goldberg u shtua në bisedë, Trump tha se ishte një nga punonjësit e Mike Waltz që "kishte numrin e tij atje", shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Ndërsa kur u pyet nëse ai kishte ende besim te Waltz, Trump tha se kishte.

“Michael Waltz ka mësuar një mësim dhe ai është një njeri i mirë.”

Gjithashtu, ai shprehu besim në ekipin e tij.

Sipas Trumpit, situata ishte “i vetmi defekt në dy muaj dhe doli të mos jetë serioze”. /Telegrafi/