LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Valon Berisha transferohet te Melbourn City

Zyrtare: Valon Berisha transferohet te Melbourn City

Melbourn City ka njoftuar se ka transferuar Valon Berishën në formë huazimi nga Reimsi.

Në njoftimin e tyre, bëhet e ditur se reprezentuesi i Kosovës është duke e pritur vizën nga shteti australian që të finalizohet e gjithë marrëveshja.

“Kemi kënaqësinë të njoftojmë se reprezentuesin kosovar Valon Berisha do t’i bashkohet Cityt në formë huazimi nga klubi i Ligue 1 Stade de Reims për sezonin 2022/23 të Ligës A për meshkuj, me kusht që të miratohet viza”, thuhet fillimisht në deklaratën e tyre.


“Mesfushori 29-vjeçar sjell me vete një përvojë të pasur, pasi ka kaluar dy sezonet e fundit në Reims në ligën më të lartë të Francës, pas qëndrimeve në Bundesligën e Gjermanisë me Fortuna Dusseldorf dhe Serinë A të Italisë me Lazio”.

“Berisha erdhi në formacionin e të rinjve të Norvegjisë nga U15-at dhe u përball 20 herë në nivel të lartë pasi bëri debutimin e tij ndërkombëtar në 2012”.

“Në vitin 2016, mesfushori e kaloi besnikërinë e tij ndërkombëtare në vendin e prindërve të tij, Kosovën, ku që atëherë ka luajtur 35 ndeshje”, thuhet më tej në komunikatën e Melbournit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Ligat tjera
Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Serie A
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Ndërkombëtare
Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

La Liga
Kalo në kategori