Një dekret i ri qeveritar ka vendosur që të gjitha ngjarjet sportive në Itali të zhvillohen pas dyerve të mbyllura deri më 3 prill për shkak të shpërthimit të coronavirusit.

Kjo përfshin të gjitha zonat, përfshirë ato që ende nuk janë goditur ende nga ky virus.


Kjo vjen pasi numri i rasteve pozitive në Itali u rrit në mbi 3,000, përfshirë 107 vdekje, megjithëse në këtë moment janë 2.706 persona që aktualisht që vuajnë nga sëmundja.

20200302 health coronavirus soccer italy 1

Dekreti gjithashtu thotë se klubet janë përgjegjëse për të bërë kontrolle të rregullta dhe për tu siguruar që asnjë prej atletëve ose stafit të tyre nuk kanë coronavirus.

Shkollat ​​dhe universitetet janë mbyllur në të gjithë vendin deri të paktën më 15 mars, megjithëse kjo mund të zgjatet.

Është pothuajse e sigurt tani që Seria A do të rifillojë aty ku ka mbetur, kështu që do të zhvillohen gjashtë ndeshjet e shtyra nga xhiro 26, që do të luhen në vend të ndeshjeve të xhiros 27.

Handanovic Bonucci

Kjo do të thotë se Juventus-Inter, Milano-Genova dhe të tjerat do të zhvillohen këtë fundjavë, duke i zhvendosur ndeshjet e javës së 27 në javën tjetër.

Ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Italisë, Juventus-Milan dhe Napoli-Inter nuk janë zhvilluar dhe do të vendohet këtë mbrëmje për to./Telegrafi/   

telegrafi sport app