Natus Vincere kanë konfirmuar shitjen e Oleksandr "⁠s1mple⁠" Kostyliev, tetë vite e dhjetë muaj pasi ai nënshkroi me ekipin në vitin 2016.

"Pas BLAST.tv Austin Major 2025, kemi pranuar disa oferta transferimi për s1mple, të gjitha prej të cilave i janë paraqitur atij për shqyrtim".


"Sot, duam të njoftojmë se pas 9 vitesh me klubin, s1mple po largohet nga Natus Vincere".

"Jemi jashtëzakonisht mirënjohës ndaj Oleksandrit për rrugëtimin që kemi kaluar së bashku, për trofetë e panumërt dhe një vit fenomenal në 2021, me fitore në PGL Major Stockholm, Intel Grand Slam, dhe ngjarje të tjera kyçe, për emocionet e paharrueshme dhe momentet kulmore që do të mbeten përgjithmonë në zemrat e tifozëve".

"Si pjesë e NAVI, s1mple u shpall lojtari më i mirë i vitit nga HLTV.org tri herë dhe fitoi 21 medalje MVP".

"Më i miri i të gjitha kohërave, me një karrierë që ka frymëzuar shumë lojtarë të rinj e të talentuar, të cilët që atëherë kanë arritur të depërtojnë në skenën e nivelit më të lartë (Tier 1)", thuhej në komunikatën e NAVI.

Megjithatë, pas kalimit në CS2 në fund të vitit 2023, s1mple u përball me vështirësi në përshtatje dhe mori një pauzë të pacaktuar nga loja në nëntor të 2023, duke deklaruar se do të rikthehej vetëm kur të kishte kushte më të mira për të konkurruar.

Në mungesë të tij, NAVI rindërtoi skuadrën me lojtarë të rinj, përfshirë fituesin e Major-it, jL dhe supertalentin iM, dhe arritën të fitojnë 'Major'-in e Kopenhagës (2024), një sukses i madh pa praninë e s1mple në server./Telegrafi/

telegrafi sport app