Një nga sulmuesit më në formë në futbollin evropian, Romelu Lukaku është rikthyer në klubin që ka luajtur edhe më parë, Chelsea.

Lojtari ka qenë pjesën e “Bluve të Londrës” midis viteve 2011 dhe 2014.


Belgu ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me skuadrën e Thomas Tuchel, që janë kampionë aktual evropianë.

Lukaku është kthyer në Stamford Bridge një dekadë pasi u bashkua fillimisht me klubin.

Ai ka shënuar 80 gola për klubin dhe vendin e tij në dy sezonet e fundit.

chelsea lukaku

Lukaku ka luajtur për tetë vjet në Ligën Premier duke shënuar 113 gola.

Sulmuesi belg ka bërë karrierë te WBA, Everton, Manchester United dhe Inter. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app