LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Qëndrim Gashi braktis Lirinë për Vushtrrinë

Zyrtare: Qëndrim Gashi braktis Lirinë për Vushtrrinë

Klubet kosovare po vazhdojnë të përforcojnë radhët e tyre para fillimit të kampionatit të ri në Superligë.

Një prej tyre është edhe skuadra e Vushtrrisë, e cila këtë edicion është rikthyer në elitën e futbollit tonë.

“Forcat” kanë bërë të ditur se kanë sjell në radhët e veta dy përforcime të reja, të cilët i ka prezantuar para publikut.


I pari është Qëndrim Gashi, sulmuesi 24-vjeçar, i cili sezonin e kaluar ka veshur fanellën prizrenase të Lirisë.

“Qëndrim Gashi nga fshati Xërxe i komunës së Rahovecit nënshkruan kontratë njëvjeçare me ne! Sulmuesi 24-vjeçar, nga fillimi pjesë e KF Lirisë së Prizrenit dhe pjesë e grupmoshave të përfaqësueses së Kosovës që nga U17, U19 dhe U21 do të filloj një aventurë te re me Vushtrrinë”.

Qëndrimi për faqen zyrtare deklaroj se “Serioziteti i drejtueseve te klubit dhe puna që ben trajneri Bekim Shotani, duke shtuar edhe qytetin e Vushtrrisë qe jeton për futboll më kanë shtyer që sivjet të jem pjesë e Vushtrrisë “.

Gjithashtu është bërë e ditur se në ekip është rikthyer Bashkim Shala, e cili ka luajtur më parë për ish-kampionin e Kosovës.

“Gladiatori i sezonës 2013/14, rikthehet edhe një herë për ti dhënë Vushtrrisë atë që e din më së miri, të luftojë për ngjyrat”, thuhet në njoftimin e klubeve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Ndërkombëtare
Vinicius Jr i vendos kushte Real Madridit për të rinovuar kontratën, përfshihet edhe Mbappe

Vinicius Jr i vendos kushte Real Madridit për të rinovuar kontratën, përfshihet edhe Mbappe

La Liga
Man Utd fillon ‘gjahun’ për zëvendësimin e Amorim – tre kandidatët favoritë për stolin

Man Utd fillon ‘gjahun’ për zëvendësimin e Amorim – tre kandidatët favoritë për stolin

Premier League
Chelsea gati të transferojë dy yjet e Milanit nëse plotësohet një kusht

Chelsea gati të transferojë dy yjet e Milanit nëse plotësohet një kusht

Premier League
Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Premier League
Bayerni e di se sa kushton Wirtz, por ka një problem

Bayerni e di se sa kushton Wirtz, por ka një problem

Bundesliga
Kalo në kategori