Prishtina ka njoftuar se ka transferuar Gentian Muçën edhe zyrtarisht.
Klubi bardhekaltër e transferoi ish-kapitenin e Tiranës duke u shpallur kampion i Superligës së Shqipërisë.
Lojtari ka shumë përvojë në elitën e futbollit shqiptar pasi ka luajtur për skuadrat si, Bylysi, Dinamo e Tiranës dhe Kukësin.
Më poshtë keni njoftimin e plotë të Prishtinës:
Kapiteni i Tiranës ndërron klubin – nuk ndërron ngjyrat
Qendërmbrojtësi Gentian Muça futbollisti i ri i Prishtinës
Prishtinë, 28 shtator 2020 – Prishtina ka arritur me marrëveshjen me ish-kapitenin e Tiranës, Gentian Muça. I lindur më 13.05.1987 në Tiranë, pothuajse tërë karrierën futbollistike e ka kaluar si futbollist i Tiranës dhe kur ka ndërruar klub ka qenë i huazuar, si në Bylys, Dinamo e Tiranë dhe Kukës. Ndërsa ka qëndruar edhe tek Vllaznia e Shkodrës dhe Flamurtari i Vlorës.
Muça, me shumë përvojë, me Tiranën në edicionin 2019/20, si kapiten i skuadrës, është shpall kampione pas dhjetë vitesh mungesë titulli.
“Janë lëvizje që e pasojnë njëra tjetrën. Gjithsesi, pa dashur të merrem me të kaluarën, dua të fokusohem për të ardhmen. Pra, tek Prishtina. Jam i lumtur që gjendem këtu, në këtë qytet, kryeqytet – ashtu sikurse edhe Tirana, dhe jam shumë i emocionuar për aventurën e re”.
“Sigurisht që viteve të fundit futbolli në Kosovë ka qenë në fokusin jo vetëm të shtetit të Kosovës, por edhe në Shqipëri dhe jo vetëm për atë çfarë është zhvilluar në fushën e lojës, por edhe jashtë saj, nga ajo se çfarë ka bërë shteti që të zgjohet interesi, vëmendja jo vetëm e publikut, por i tërë ambienti sportiv duke përfshirë edhe lojtarë shqiptarë të cilët kanë ardhur dhe luajnë këtu. Falë të gjitha këtyre gjërave, mund të them që futbollin në Kosovë e njoh”.
“Sigurisht që e njoh Prishtinën dhe më ka ardhur shumë keq që dy herët e fundit e ka humbur kampionatin në ndeshjen e fundit. Gjithashtu Prishtinën e kam ndjekur edhe prej profesor Mirel Josës”.
“Kam shumë pritshmëri, e njoh organikën e skuadrës dhe dy blerjet e fundit nga Shqipëria, si Lilaj dhe Mici, të cilët i njoh më mirë. Sigurisht që jo vetëm tek pritja e pjesëmarrjes në garat e Evropës, por, pa dashur të flas sepse jam i ri, por po e besoj se janë të gjitha mundësitë për t’u shpall kampion duke e marr shkas edhe gabimet që kanë mundur të bëhen në ato vite që ekipi e ka humbur titullin në ndeshjet e fundit”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit
Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm
Joao Felix arrin në Milano, marrëveshja mes klubeve është arritur
Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi
Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze