Prishtina ka ndarë rrugët me trajnerin e deritanishëm, Arsim Thaqin.

Tekniku kosovar ka qenë në krye të Prishtinës që nga muaji prill i këtij viti, teksa ka fituar edhe Kupën e Kosovës.


Përkundër që është në krye të tabelës me 26 pikë pas 13 ndeshjeve të zhvilluara, Prishtina ka vendosur të ndajë rrugët me trajnerin e deritanishëm.

Në tre duelet e fundit Prishtina ka pësuar dy humbje dhe ka barazuar në një tjetër dhe kjo bërë që palët të ndërprejnë bashkëpunimin.



Njoftimi i plotë nga FC Prishtina:

FC Prishtina njofton se ka përmbyllur bashkëpunimin me trajnerin Arsim Thaqi, me marrëveshje të dyanshme.

E falënderojmë trajnerin Thaqi për kontributin e tij të çmuar gjatë periudhës sa ishte në krye të ekipit të parë, si dhe i dëshirojmë shumë suksese në të ardhmen. FC Prishtina dhe trajneri Thaqi mbeten të hapur për bashkëpunime të mundshme në të ardhmen.

Trajneri Thaqi mori drejtimin e skuadrës në prill të vitit të kaluar, duke e udhëhequr klubin drejt triumfit në Kupën e Kosovës dhe pjesëmarrjes në garat evropiane. Nën drejtimin e tij, gjatë sezonit aktual pas 14 xhirove, FC Prishtina ka tubuar 26 pikë, duke kryesuar renditjen me 3 pikë avantazh ndaj vendit të dytë.

FC Prishtina i uron trajnerit Arsim Thaqi suksese të mëtejshme profesionale dhe personale. /Telegrafi/

telegrafi sport app