Interi ka konfirmuar zyrtarisht huazimin me të drejt blerje për 12 milionë euro të anësorit nigerian, Victor Moses.

Moses është lojtar nën pronësi të Chelseat, por në vitin e fundit ishte i huazuar te Fenerbahce në Turqi.


Por, me insistimin e trajnerit Antonio Conte, Moses është bërë një lojtar i ri i skuadrës italiane, Interit.

Është vet Interi që ka njoftuar zyrtarisht arritjen e marrëveshjes me të dy klubet për kalimin e Moses në Giussepe Meazza.

“Victor Moses është zyrtarisht një lojtar i Interit”.

“29-vjeçari nigerian i është bashkuar Nerazzurrërve si huazim me mundësi blerje”, thuhet në njoftimin e Interit.

Nigeriani është transferimi i dytë i Interit në këtë afat kalimtar, pas Ashley Young.

Ai do ta bart fanellën me numër 11. /Telegrafi/

telegrafi sport app