Zyrtare: Mirlind Kryeziu bëhet me skuadër të re, i bashkohet Winterthurit

Qendërmbrojtësi Mirlind Kryeziu i është bashkuar skuadrës zvicerane Winterthur.
Kryeziu deri vonë ishte në negociata me ish klubin Zurich, sidoqoftë marrëveshja dështoi shkaku se disa persona nuk e pranuan rikthimin e yllit të Kosovës.
Kësisoj, Winterthur përfitoi nga situata dhe e kompletoi marrëveshjen me 29-vjeçarin, i cili nënshkroi kontratë deri në fundin e sezonit 2027.
“Winterthur e ka përforcuar skuadrën me transferimin e qendërmbrojtësit Mirlind Kryeziu. Mbrojtësi ka qenë titullar i gjatë te Zurichu dhe nënshkroi kontratë për 1 vit e gjysmë”.
Kryeziu e njeh mjaftë mirë futbollin zviceran, pasi për Zurichun ka zhvilluar plot 128 paraqitje në proces, kurse ka fituar titullin dhe kupën.
Përndryshe, lojtari ka edhe 10 paraqitje në fanellën e Kosovës./Telegrafi















































