Një nga figurat më emblematike të futbollit kosovar, Mentor Zhdrella, është bashkuar zyrtarisht me FC Prishtinën në rolin e këshilltarit sportiv.

Pas një karriere të lavdishme në fushë, ai rikthehet te Prishtina, tani për të kontribuar jashtë vijave të gjelbra.


Me përvojën e pasur dhe njohuritë e tij për lojën, Zhdrella pritet të luajë një rol kyç te Prishtina.

Klubi e ka cilësuar këtë lëvizje si një hap strategjik drejt sukseseve të reja.

"Një nga emrat më të njohur të futbollit kosovar rikthehet në shtëpinë bardhekaltër, këtë herë në një rol të ri. Me përvojën e tij dhe vizionin për të ardhmen, Zhdrella do ta ndihmojë klubin drejt sukseseve të reja", shkruan faqja zyrtare e klubit.

Zhdrella së fundmi ishte drejtor sportiv te Llapi, ndërsa ka luajtur për klube si 2 Korriku, Hysi, Prishtina, Feronikeli, Drita dhe Llapi. /Telegrafi/ 
telegrafi sport app