Zyrtare: Man City nënshkruan me Douglas Luizin (Foto)

Douglas Luiz është transferimi më i ri i skuadrës angleze, Manchester City.
Skuadra e drejtuar nga trajneri spanjoll, Pep Guardiola, nuk po rrinë duarkryq në këtë afat kalimtar.
Pas transferimit të mesfushorit Bernard Silva, portierit Ederson dhe mbrojtësit anglez, Kyle Walker, City ka bërë edhe një transferim.
Është talenti brazilian, Douglas Luiz, i cili ka kompletuar transferimin e tij nga Vasco Da Gama për 10 milionë funte.
Mesfushori 19-vjeçar ka nënshkruar kontratë të vlefshme për pesë vite. /Telegrafi/


Nga
Telegrafi
15/07/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































