Liverpooli ka rënë dakord me skuadrën e PEC Zwolles rreth transferimit të Sepp van den Bergut, i cili do transferohet në muajin korrik.

Mbrojtësi 17-vjeçar ka arritur një marrëveshje afatgjate me klubin anglez pasi ka braktisur klubin holandez.


"Është një ndjenjë e mahnitshme. Për mua është klubi më i madh në botë dhe është një ëndërr e vërtetë. Jam shumë i emocionuar. Është e pabesueshme, sidomos kur bëhesh pjesë e një klubi të madh".

brfootball 64592446 2815118945169588 8998292691010767927 n

"Sigurisht, trajneri [Jurgen Klopp] është një djalë i mirë dhe një nga arsyet që ka klubi sukses. Unë mendoj se ky është vendi më i mirë për mua që të rritem dhe shpresoj që të luaj shumë lojëra këtu", pohoi lojtari.

Van den Berg ka pasur 15 paraqitje në sezonin e kaluar, duke e ndihmuar Zwolle të përfundojë në vendin e 13-të.

Ai gjithashtu është reprezentues i Holandës për grupmoshat U19, duke u paraqitur në katër raste për tulipanët. /Telegrafi/

telegrafi sport app