LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Lincoln Red Imps – Prishtina, ndeshja do të zhvillohet

Zyrtare: Lincoln Red Imps – Prishtina, ndeshja do të zhvillohet

Klubi i Prishtinës ka konfirmuar se ndeshja me Lincoln Red Imps në kuadër të Ligës së Evropës do të zhvillohet.

Ashtu si njoftoi ekskluzivisht më herët Telegrafi.com , UEFA ka marr vendim që ndeshja të zhvillohet, pasi argumenteve të ofruara nga Prishtina.

Ndeshja pritet të zhvillohet të premten, por kërkesa e klubit prishtinas është që ndeshja të zhvillohet të shtunën. Prishtina ka marr lojtarë pothuajse nga të gjitha klubet e Kosovës.


Më poshtë njoftimi i plotë i Prishtinës:

“Pas argumentit të shpalosur të FC Prishtina, UEFA ka dhënë vendimin e saj që ndeshja duhet të zhvillohet”.

“Prishtina do të përfaqësohet me skuadër tjetër dhe me jo pjesëmarrës që ishin në Gjibraltar”.

“FC Prishtina publikisht falënderon skuadrat e Feronikelit, Llapit, Trepçës ’89, Flamurtarit, Ballkanit, Drenicës dhe Vushtrrisë që në mënyrë urgjente i kanë dal në ndihmë Prishtinës”.

“Prishtina që nga pranimi në UEFA iu ka gëzuar çdo rezultati pozitiv të skuadrave tona në arenën ndërkombëtare, sepse suksesi në Evropë ndihmon të gjithë futbollin kosovar. Prishtina me përulje iu falënderon!”.

“Përndryshe, FC Prishtina po lufton që ndeshjen të shtyj për të shtunën më 22 gusht dhe jo të premten më 21 gusht siç kanë vendosur vendasit e Lincoln”.

“FC Prishtina do të testojë të gjithë ekspeditën duke mos ia lënë asgjë rastit. Shpresojmë të na ecën fati dhe mos të kemi shqetësime më me të infektuar”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Fitorja e madhe e Arsenalit ia siguron një vend shtesë në Ligën e Kampionëve skuadrave angleze

Fitorja e madhe e Arsenalit ia siguron një vend shtesë në Ligën e Kampionëve skuadrave angleze

Liga e Kampionëve
Pasi morën kërcënime, Ronaldo dhe Georgina punësojnë një truproje të ri - stili i tij është agresiv dhe frikësues

Pasi morën kërcënime, Ronaldo dhe Georgina punësojnë një truproje të ri - stili i tij është agresiv dhe frikësues

Ligat tjera
Notat e lojtarëve, Arsenal 3-0 Real Madrid: Shkëlqejnë Rice dhe Merino, yjet mbretëror shumë dobët

Notat e lojtarëve, Arsenal 3-0 Real Madrid: Shkëlqejnë Rice dhe Merino, yjet mbretëror shumë dobët

Liga e Kampionëve
A ishte penallti? Eksperti i gjykimit jep mendimin e tij për prekjen me dorë të Asensios

A ishte penallti? Eksperti i gjykimit jep mendimin e tij për prekjen me dorë të Asensios

Liga e Kampionëve
‘Raketat’ e Rice dhe saktësia e Merinos shkatërrojnë Real Madridin në Emirates

‘Raketat’ e Rice dhe saktësia e Merinos shkatërrojnë Real Madridin në Emirates

Liga e Kampionëve
Messit iu publikua në internet kontrata me Barcelonën – paga e tij javore ka mahnitur të gjithë

Messit iu publikua në internet kontrata me Barcelonën – paga e tij javore ka mahnitur të gjithë

La Liga
Kalo në kategori