LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Leicesteri konfirmon zëvendësuesin e Ranierit (Foto)

Zyrtare: Leicesteri konfirmon zëvendësuesin e Ranierit (Foto)

Leicester City ka zgjedhur trajnerin i cili do t’i udhëheq deri në fund të kampionatit.

Kampioni aktual i Ligës Premier shkarkoi para një muaji trajnerin i cili i shpalli kampion për herë të parë në histori të klubit, Claudio Ranierin.

Shkarkimi i trajnerit italian bëri bujë të madhe në mediat dhe spektrin futboll-dashës, duke kritikuar shumë drejtuesit e klubit.


Megjithatë, shkarkimi i Ranierit doli të jetë deri diku i saktë pasi futbollistët morën motiv shtesë dhe filluan t’i fitojnë ndeshjet me zëvendësuesin e përkohshëm, Craig Shakespeare.

Është pikërisht Shakespeare, i cili është zyrtarizuar nga ‘Dhelprat’ si trajneri i cili do t’i udhëheq deri në fund të këtij sezoni.

“Leicester City janë të kënaqur të konfirmojnë Craig Shakespeare si trajner të parë të ekipit deri në fund të sezonit 2016/17”, shkruhet në komunikatën e klubit anglez. /Telegrafi/