Zyrtare: Kante te Chelsea

N’Golo Kante mund të quhet një futbollist i ri i Chelseat.
Mesfushori francez ka ndërruar skuadër, por jo edhe kampionat, pasi përsëri ka zgjedhur Ligën Premier, edhe pse kishte ofertë edhe nga Juventusi.
Kante ka zgjedhur skuadrën e Antonio Kontes, Chelsean, për të vazhduar karrierën.
Kampionët e Anglisë kanë pranuar ofertën e skuadrës nga Stamford Bridge, ashtu sikurse edhe futbollisti.
Çmimi i këtij transferimi ende nuk është bërë zyrtar. /Telegrafi/
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































