Zyrtare: Kalinic lojtar i Milanit, prezantohet në zyret e klubit

Nikola Kalinic është lojtar i ri i Milanit.
Lojtari është prezantuar në ambientet e klubit, ku është pritur nga drejtorët e klubit.
Kalinic kalon te Milani falë një marrëveshje pas negociatave intensive që përfshijnë një shumë prej 25 milionë eurosh që do të paguaj klubi Rossoner.
Kështu Kalinic shton radhët sulmuese të Rossonerëve, të cilët kanë bërë rreth 250 milionë euro investime këtë verë.
Milani e nisi pozitivisht sezonin duke triumfuar qysh në javën e parë ndaj Crotones në udhëtim. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
22/08/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































