Zyrtare: Jep dorëheqje presidenti i klubit turk që grushtoi gjyqtarin

Presidenti i Ankaragucu, Faruk Koca ka dhënë dorëheqjen pasi goditi me grusht gjyqtarin Halil Umut Meler në fund të ndeshjes me Rizesporin.
Faruk Koca, i cili tashmë është arrestuar, tha se ishte i pikëlluar me atë çfarë kishte bërë.
Ndërsa Meler ishte shtrirë në tokë, ai gjithashtu u godit me shkelm në kokë të paktën një herë.
Koca ka bërë të ditur dorëheqjen e tij përmes një deklarate në faqen e klubit.
"Asgjë nuk mund të legjitimojë apo shpjegojë dhunën që kam kryer", thuhet në reagimin e tij.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































