Zyrtare: Hasit i vazhdohet kontrata me Anderlechtin

Hasi është shprehur shumë i lumtur për kontratën. “Jam trajneri më i lumtur në botë. Anderlechti është një skuadër e madhe dhe e di saktësisht çfarë duam të arrijmë së bashku. Dua të falënderoj klubin për besimin dhe zhvillimin tim si trajner”, u shpreh Hasi, transmeton Tribuna.
“Gjithashtu dua të falënderoj trajnerët me të cilët kam punuar, kam mësuar shumë nga ta. Jemi të fokusuar në katër ndeshjet e fundit të “playoff-it”, dhe pastaj do të punojë me stafin dhe presidentin për sezonin e ri”, përfundoi Hasi. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































