Feronikeli ka nisur tashmë përgatitjet edhe për sezonin e ardhshëm të futbollit të Kosovës.

Kampioni në fuqi tashmë ka vazhduar bashkëpunimin me katër futbollistët edhe për një vit të ri.


Sulmuesi Kastriot Rexha do të qëndrojë te kampioni i ri edhe për një sezon, ndërsa qendërmbrojtësi Arbër Prekazi ka nënshkruar kontratë edhe për dy sezone.

fazliuislami

Me klubin kanë vazhduar bashkëpunimin për një sezon edhe sulmuesi tjetër Astrit Fazliu e mbrojtësi Përparim Islami.

Nikeli ka bërë të ditur se do të vazhdojë kontratat edhe të disa futbollistëve gjatë ditëve në vijim.

Ndryshe, Feronikelin do ta shohim në para-kualfikueset për Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

telegrafi sport app