Zyrtare: Fabinho tashmë lojtar i Liverpoolit

Liverpooli dhe Monaco e kanë zyrtarizuar arritjen e marrëveshjes për brazilianin Fabinho.
AS Monaco do të fitojë 50 milionë euro duke përfshirë edhe bonuset nga Liverpooli për mesfushorin.
Të dy skuadrat e kanë konfirmuar marrëveshjen për Fabinhon nëpërmjet Twitterit.
Atletico Madrid ka qenë i interesuar, por Liverpool ka arritur ta mbyllë marrëveshjen për një kohë rekord.
Edhe Manchester United kishte muaj tentonte tas mbyllte këtë transferim, por nënkampionët e Evropës kanë dal më të shpejtë.
Lojtari do të vishet i kuq që nga 1 gushti, sipas klubit francez.
Liverpooli është duke kryer disa blerje pasi kohë më parë kishte nënshkruar edhe me Naby Keitan. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































