Zyrtare: Etrit Berisha nënshkruan me klubin suedez

Klubi suedez, BK Hacken ka konfirmuar zyrtarisht se ka nënshkruar një kontratë me portierin shqiptar, Etrit Berisha, deri në fund të sezonit aktual, i cili ka filluar vetëm para dy xhirove.
Etrit Berisha do t’i kthehet futbollit pas disa muajve pushim, pasi ka nënshkruar me klubin nga Superliga e Suedisë, BK Hacken.
Është vet klubi suedez që ka njoftuar me anë të faqeve zyrtare se ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në fund të sezonit me Berishën.
“Portieri i merituar Etrit Berisha forcon BK Hccken. Etrit Berisha ka një CV të fortë që përfshin 163 ndeshje të Serie A, 90 ndeshje në Allsvenskan dhe 81 ndeshje me kombëtaren e Shqipërisë”.
“Tani ai është gati për BK Hacken me një kontratë që zgjat deri në fund të sezonit”, thuhet në njoftim e klubit suedez.
“Ndihem mirë të kthehem te Allsvenskan dhe te një klub si BK Hacken që ka potencial të mirë dhe shumë lojtarë të mirë”, ka thënë Berisha. /Telegrafi/


















































