Zyrtare: Elon Berisha, trajner i ri i Malishevës

Malisheva ka konfirmuar zyrtarisht emërimin e trajnerit Elon Berisha, i cili vjen si pasues i Qatip Osmanit të larguar para disa javësh.
Klubi malishevas ndau rrugët me Osmanin me marrëveshje të ndërsjellë pasi trajneri tetovar kërkoi largimin pas disa rezultateve jo të mira.
Megjithatë, drejtuesit e klubit nga ‘Liman Gegaj’ nuk kanë qëndruar duarkryq dhe shpejt kanë emëruar pasuesin e tij.
Është vet faqja zyrtare e Malishevës, e cila ka konfirmuar emërimin e Elon Berishës, në pesë xhirot e para të këtij sezoni udhëhoqi Prishtinën e Re.

Postimi pa ndërhyrje i Malishevës
Elon Berisha është Kryetrajneri i ri i FC Malisheva
Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me trajnerin, Elon Berisha i cili do të e udhëheqë Shtabin Teknik të klubit tonë.
Kryetrajneri i ri udhëhoqi Prishtinën e Re duke shkruajtur historinë, nga liga e dytë, deri në Superligë, aty ku e drejtoi për 5 xhirot e para.
Me Elonin kemi dakorduar rrugën tonë përpara, drejt objektivave tona, andaj jemi të bindur se bashkë do t’i arrijmë.
Në ditët në vazhdim do të prezantojmë edhe përbërjen e plotë të shtabit të ri teknik.
Mirë se vjen në familjen tonë, Elon!
/Telegrafi/




















































