Nacer Chadli është futbollisti më i ri i West Bromwich Albionit.

Mesfushori belg ka ndërruar skuadër, por jo edhe kampionat pasi do të jetë ende pjesë e Ligës Premier.


Chadli ka lënë skuadrën e Tottenhamit për të kaluar te skuadra tjetër angleze, WBA.

27-vjeçari ka arritur marrëveshje me WBA-në dhe do të jetë futbollist i tyre për katër vitet e ardhshme, teksa shuma e transferimit thuhet të jetë rekord i klubit prej 13 milionë funte.

Ndryshe, Chadli për tre sezone te Spursat ka luajtur 88 ndeshje duke shënuar 15 gola. /Telegrafi/

chadli

telegrafi sport app