Bujar Idrizi është lojtari më i ri i Llapit pas një aventure një vit te Kukësi.

Idrizi i rikthehet Llapit për herë të tretë pasi ishte pjesë e klubit gjatë stinoreve 2013/14 & 2016/17.


Bujar Idrizi tani 26 vjeç dhe i lindur në Podujevë, luan mbrojtës i krahut dhe qendërmbrojtës.

36542673 10156417012992243 6799677671954448384 n

Si futbollist e ka nisur karrierën tek Hysi ku i kaloj kategoritë e reja dhe u bë pjesë e ekipit të parë dhe pas shuarjes së Hysit iu bashkua Llapit për 6 muaj.

Më pas luajti për një edicion për skuadrat e Trepçës dhe Trepçës'89.

Ai iu rikthye Llapit gjatë edicionit 2016/17, ku kaloj një stinor fantastik që u ra në sy drejtuesve të Kukësit, ku nënshkroi për 1 vit.

36589893 10156417013047243 8749047844528193536 n

“Pasi nuk arriti akordin me Kukësin, Bujari e pa të arsyeshme t'i rikthehet edhe një herë vendlindjes dhe klubit të zemrës LLAPIT drejt arritjes së synimeve të këtij edicioni së bashku me lojtarët tjerë”, shkruhet në faqen e klubit llapjanas.

Llapi ka bërë disa afrime mjaftë cilore dhe do ta tentojë titullin. /Telegrafi/

telegrafi sport app