Zyrtare: Albion Kurtaj transferimi më i ri i Llapit
Llapi ka prezantuar përforcimin e dytë për afatin kalimtar veror.
Sulmuesi i talentuar, Albion Kurtaj është përforcimi më i ri i llapjanëve.
Ka qenë faqja zyrtare e Llapit që ka prezantuar Kurtajn i cili shihet në prani të trajnerit Tahir Batatina duke nënshkruar kontratën.
23-vjeçari ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me Llapin dhe do të luaj në garat evropiane me klubin llapjan.
Njoftimi i plotë i Llapit: Kurtaj vjen nga Ferizaj dhe ka firmosur kontratë 3 vjeçare me Llapin. KF Llapi njofton se ka arritur marrëveshje bashkëpunimi për 3 vitet e ardhshme me njërin ndër futbollistët më të dalluar të Ferizajt, Albion Kurtaj. Sulmuesi i krahut të majtë në 26 paraqitje në edicionin e fundit për Ferizajn ka arritur shifrën e 10 golave e 9 asistimeve. 23 vjeçari Kurtaj me golat dhe asistimet e tij e ndihmoi Ferizajn të rikthehet në Superligë.

































