Chelsea nuk ka arritur asgjë më shumë se një barazim prej 1-1 ndaj Huddersfieldit në ndeshjen e zhvilluar në Stamford Bridge, duke i humbur të gjitha gjasat për kualifikim në Ligën e Kampionëve.

Chelsea nisi më mirë takimin duke dominuar, por Huddersfieldi tregoi zemër.


GettyImages 956593880 Foto: Getty Images

Por, Huddersfieldi në nevojë për pikë nuk u zbraps dhe arriti të gjejë golin për më pak se një orë lojë (50') me anë të Depoitres.

Chelsea reagoi dhe pas 62 minutash lojë ishte Marcos Alonso ai që shënoi për 1-1 dhe la në lojë Blutë.

Deri në fund Chelsea dominoi fuqishëm por nuk arriti që të shënojë edhe golin e fitores përkundër rasteve të shumta.

GettyImages 956607712 Foto: Getty Images

Chelsea me këtë barazim ka 70 pikë në vendin e pestë, me dy pikë më pak se Liverpooli në vendni e katërt, kurse Tottenhami me fitoren e fundit ka siguruar vendin ne Ligën e Kampionëve.

Chelsea për kualifikim në Ligën e Kampionëve ka nevojë për fitore ndaj Neëcastle dhe që Liverpooli të pësojë humbjenë shtëpi ndaj Brightonit në javën e fundit. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6j75ws

telegrafi sport app