LAJMI I FUNDIT:

Zv/ministrja Magbule Shkodra: BE duhet ta kthjellë Serbinë pasi nuk ka zbatuar marrëveshjet ndaj Kosovës

Zv/ministrja Magbule Shkodra: BE duhet ta kthjellë Serbinë pasi nuk ka zbatuar marrëveshjet ndaj Kosovës

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit mori vendim që ta rris taksën produkteve të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës, nga 10 për qind sa ishte me vendimin e kaluar në 100 për qind, për produktet që hyjnë në Kosovë nga këto dy shtete.

Pas kësaj, pati reagime të zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian, të cilët kërkuan nga krerët e vendit që të heqin taksën, pasi sipas tyre shkelë Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA).


Zëvendësministrja e Zhvillimit Rajonal, Magbule Shkodra, ka folur lidhur me reagimet e fundit të BE-së kundër taksës ndaj produkteve serbe.

Shkodra ka thënë se nuk është bërë asnjë shkelje e CEFTA-s.

“Konformë nenit 18 të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) u lejohet anëtarëve të saj të ndërmarrin çdo veprim të nevojshëm për mbrojtjen e interesave thelbësore të sigurisë ose zbatimin e detyrimeve ndërkombëtare ose politikave të brendshme”, ka deklaruar Shkodra.

​Mogherini: Mosmarrëveshjet në Ballkan të tejkalohen deri në vitin e ardhshëm
Lexo po ashtu ​Mogherini: Mosmarrëveshjet në Ballkan të tejkalohen deri në vitin e ardhshëm

Sipas saj, shkeljet e fundit nga Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, kanë pa mundësuar krijimin e një zone të ligjshme të tregtisë së lirë.

Zëvendësministrja Shkodra ka renditur marrëveshjet e arritura mes Kosovës e Serbisë, të cilat kjo e fundit nuk i ka zbatuar fare.

“Serbia nuk respekton marrëveshjet mbi procedurat doganore përfshirë këtu vulat doganore. Kështu , produktet nga Serbia nuk u janë nënshtruar tarifave doganore dhe TVSH-së me ç’rast Kosova është privuar nga këto të ardhura. Po ashtu kjo ka mundësuar avantazh anti konkurrues për produktet nga Serbia.

Serbia nuk zbaton marrëveshjen mbi Menaxhimin e Integruar të Kufirit Serbia refuzon të shfrytëzojë objektet kufitare të financuara nga BE duke shkaktuar humbje prej 12 milion euro në financimin e donatorëve për Kosovën.

Mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina posaçërisht ushqimet dhe materialet ndërtimore marrin ndihma shtesë shtetërore të paligjshme dhe si të tilla janë plasuar në mënyrë të paligjshme në Kosovë , duke ç’rregulluar tregun e brendshëm.

Pas Mogherinit edhe Hahn kundër taksës ndaj mallrave serbe
Lexo po ashtu Pas Mogherinit edhe Hahn kundër taksës ndaj mallrave serbe

Produktet nga shteti jonë (Kosova) nuk kanë qasje në tregun e Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës ose përballen me pengesa të ndryshme jo tarifore. Të gjitha këto me qëllim të rritjes eksporteve në Kosovë dhe pengimin e importeve nga Kosova.

Kamionët nga Kosova nuk lejohen t’a përdorin Serbinë si transit në drejtim të tregut të BE-së.

Kompanive nga Kosova nuk u lejohet të konkurrojnë në ofertat publike në Serbi përderisa kompanitë nga Serbia kanë përfituar më shumë se 100 oferta publike.

Serbia nuk zbaton marrëveshjen energjetike të vitit 2013 e njëjta e konfirmuar në 2015. Si pasojë Kosova ka humbur 30milion euro në vit ndërsa humbjet e bizneseve në Kosovë shënojnë vlera prej 300 milionë eurove në vit”, ka theksuar Shkodra.

“Më duket që BE tani më ka mjaft arsye që më në fund t’a kthjellë Serbinë ( pa përfshirë këtu pengesat tjera si kjo e fundit , Interpoli) në raport me Kosovën”, ka thënë në fund zëvendësministrja./Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori