LAJMI I FUNDIT:

ZRRE e mbron sërish vendimin për shtrenjtimin e rrymës, Fejzullahu: Vendimi i Themelores nuk është i formës së prerë

ZRRE e mbron sërish vendimin për shtrenjtimin e rrymës, Fejzullahu: Vendimi i Themelores nuk është i formës së prerë

Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu e ka mbrojtur sërish vendimin për shtrenjtimin e energjisë elektrike, pavarësisht vendimit të Gjykatës Themelore për masë të përkohshme.

Fejzullahu gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi, tha se tarifat e energjisë me çmim të shtrenjtuar janë në fuqi, pasi s’ka vendim të prerë nga gjykata dhe kanë shfrytëzuar të drejtën e ankimimit në Gjykatën e Apelit.

“Kemi marrë vendim të drejtë dhe jemi duke shfrytëzuar të drejtën e ankimimit. Vendimi i Gjykatës Themelore nuk është i formës së prerë, cilindo vendim që të jetë nga Gjykata e Apelit ne do të respektojmë”, tha ai.


Pezullimi i tarifave të reja të rrymës nga Gjykata Themelore, ZRRE thotë se do ta apelojë vendimin
Lexo po ashtu Pezullimi i tarifave të reja të rrymës nga Gjykata Themelore, ZRRE thotë se do ta apelojë vendimin

Para deputetëve, Fejzullahu paraqiti edhe raportin e punës për vitin 2021. Sfidë, siç tha ai ka qenë kriza energjetike dhe shtrenjtimi i importit të energjisë.

“Çmimet e importit, sidomos tetor, nëntor dhe dhjetor janë pesëfishuar. Çmimi mestar për import të energjisë gjatë vitit 2020 ka qenë 51 euro, ndërsa në vitin 2021, 119 euro. Konsumi në Kosovë është duke u rritur, jo për shkak të industrisë, por për shkak të konsumit shtëpiak”, shtoi ai.

I pyetur nga deputetët opozitarë për humbjet e energjisë në veri, Fejzullahu tha se janë duke bërë përpjekje për përafrim në lincencimin e Elektroserverit në veri. /KP/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Gjobiten pesë superfuqitë financiare të botës

Gjobiten pesë superfuqitë financiare të botës

Kalo në kategori