LAJMI I FUNDIT:

Zonja e Parë e Amerikës “ka shëtitur” edhe një kombinim për t’u mbajtur në mend

Zonja e Parë e Amerikës “ka shëtitur” edhe një kombinim për t’u mbajtur në mend

Kryetari amerikan, Donald Trump, ka vizituar qytetin Valdosta për të marrë pjesë në një tubim politik

Kjo është paraqitja e parë publike zyrtare e Trumpit nga zgjedhjet presidenciale, ndërkaq shoqëri i ka bërë edhe bashkëshortja Melania, e cila edhe një herë ka tërhequr gjithë vëmendjen me veshjen e saj.


Melania edhe një herë ka marrë gjithë vëmendjen me kombinimin e saj të veshjes, transmeton Telegrafi.

Ajo për këtë tubim ka zgjedhur fustan të, zi i cili dukej nën pallton fantastike.

Melania është dukur shkëlqyeshëm në modelin e lëkurës ngjyrë të kuqe të errët, të cilin e ka kombinuar me këpucët me taka të larta në dezen me lara.

Zonja e Parë është e njohur për dashurinë ndaj palltove të efektshme dhe mbresëlënëse, ndërkaq me këtë rast edhe një herë ka treguar se si bashkimi i modelit klasik dhe materialit të pazakonshëm dhe ngjyrave japin rezultat fantastik. /Telegrafi/