Nëse ndodh që Milani të fitojë trofeun e destinuar për fituesin e Ligës së Kampionëve këtë sezon, Zlatan Ibrahimovic nuk do të marrë medalje për arsyen e thjeshtë, pasi kuqezinjtë nuk e kanë regjistruar në këtë garë në fillim të sezonit.

Është vërtet e vështirë të numërosh të gjithë trofetë që Zlatan i fitoi në karrierën e tij të pasur.


Pesë tituj kampioni në Itali, katër tituj kampion në Francë, një titull në La Liga, Kupa e Ligës dhe Superkupa e Anglisë, një kampionat holandez janë vetëm disa prej tyre.

Zlatan Ibrahimovic Milan Messias

Megjithatë, Ibrahimovicit i mungon ndoshta më i vlefshmi nga të gjithë, që është trofeu i Ligës së Kampionëve.

Nëse kuqezinjtë kalojnë rivalin e tyre të qytetit Interin në gjysmëfinale dhe më pas mposhtin fituesin e duelit Manchester City-Real Madrid në finale, ata do të fitojnë titullin e tetë të kampionit të Kontinentit të Vjetër, por jo për Zlatanin.

Përkatësisht, para fillimit të sezonit, Milani nuk e regjistroi atë në garën më elitare të futbollit në Evropë dhe as në fazën eliminatore për shkak të lëndimit dhe kjo është arsyeja e vetme që nuk do të marrë medalje, sigurisht, me kusht që Milani ta marrë këtë trofe.

zlatan ibrahimovic ac milan liga italia serie a ac milan juara liga italia ac milan scudetto 169

Këtë vit garues ai luajti vetëm katër ndeshje në të cilat shënoi vetëm një gol dhe duket se është gjithnjë e më e sigurt se karrierës së tij dalëngadalë po i vjen fundi./Telegrafi/

telegrafi sport app