LAJMI I FUNDIT:

Zjarri shkrumbon një shtëpi në Pensilvani, dhjetë të vdekur – tre prej tyre janë fëmijë

Zjarri shkrumbon një shtëpi në Pensilvani, dhjetë të vdekur – tre prej tyre janë fëmijë

Dhjetë njerëz, përfshirë tre fëmijë, kanë vdekur pasi një zjarr e kaploi një shtëpi në Nescopeck, Pensilvani.

Viktimat janë të moshave nga 5 deri në 79 vjeç, sipas autoriteteve. Nescopeck është afërsisht 152 kilometra në veriperëndim të Filadelfias.


Autoritetet iu përgjigjën skenës së zjarrit të një shtëpie dykatëshe pak para orës 3 të mëngjesit të së premtes, sipas një raporti për informacionin publik nga policia e shtetit. Tre të rritur dolën shëndoshë e mirë, ndërsa 10 viktimat u gjetën të vdekur brenda, raporton cnn.

“Zjarrfikësit ndërmorën përpjekje të guximshme për të hyrë në shtëpi, por u larguan nga flakët dhe nxehtësia e madhe”, tha nënkoloneli i Policisë së Shtetit, Derek Felsman.

Guvernatori i Pensilvanisë Tom Wolf tha se “lutjet tona janë me të dashurit e tyre. Faleminderit shumë reaguesve të parë që nxituan në vendngjarje”.

Kryqi i Kuq Amerikan tha se po iu përgjigjej nevojave të njerëzve të zhvendosur nga zjarri përmes mbështetjes financiare dhe shërbimeve të tjera, duke përfshirë burimet e shëndetit mendor për të prekurit dhe reaguesit e parë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori