LAJMI I FUNDIT:

Zjarri në Gjykatën e Kumanovës, është dëmtuar një pjesë e madhe e arkivit

Zjarri në Gjykatën e Kumanovës, është dëmtuar një pjesë e madhe e arkivit

Orët e para pas mesnate, bodrumet e Gjykatës Themelore në Kumanovë janë përfshirë nga zjarri. Sipas informacioneve të para janë dëmtuar një sasi e madhe e arkivave të gjykatës. Ekipet e zjarrfikësve kanë ndërhyrë në kohë për t’u shuar zjarrin i cili jo zyrtarisht është shkaktuar nga një defekt elektrik.

Të punësuarit e gjykatës dhe prokurorisë janë njoftuar në kohë dhe sot dyja institucionet ishin të mbyllura. Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski tha se janë angazhuar të gjitha kapacitetet dhe pas neutralizimit do të fillon hetimi për shkaqet e zjarrit.

“I kemi aktivizuar të gjitha shërbimet, eprorët dhe udhëheqësit e sektorit të kriminalistikës. Presim të neutralizohet dhe të fillon hetimi dhe vlerësimi i dëmit”, deklaroi Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.


Sipas opozitës kjo nuk është e rastësishme. OBRM-PDUKM-ja pretendon se pushteti në këtë mënyrë tashmë disa herë a dëshmuar se tenton ta fsheh krimin.

“Qeveria po bëhet gati të ikë dhe me gjasë beson se në këtë mënyrë fshihet krimi. Çdo krim dhe indikacion për krim, përfshi edhe zjarret dhe përmbytjet, pas ndryshimit të pushtetit do hetohen në mënyrë të hollësishme. Përgjegjësi patjetër të ketë”, tha Naum Stoillkovski, zëdhënës i OBRM-PDUKM-së.

Alternativa vlerëson se situatat e tilla të përsëritura disa herë dëshmojnë se zjarret e tilla janë të qëllimshëm por deri sot nuk është gjetur asnjë fajtorë.

“Është interesante se në çdo 2-3 vjet na digjen gjykatat, rastësisht këto djegie ndodhin në hapësirat ku mbahen arkivat dhe në asnjëri rast deri më tani nuk është gjetur fajtori. Jo rastësisht edhe në sondazhet e besueshmërisë së institucioneve gjyqësori është i fundit për nga besimi”, thonë nga Alternativa.

Gjykata Themelore e Kumanovës është gjykata e dytë më e madhe në nivel shteti pas Gjykatës Penale në Shkup./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
Berisha i PLE

Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re

Politikë
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shfaqen probleme teknike edhe në procesin e numërimit të votave për deputetë

Shfaqen probleme teknike edhe në procesin e numërimit të votave për deputetë

Politikë
Kalo në kategori