Numri i vogël i punonjësve, mos kompensimi për ndërrimet e natës, orët jashtë orarit, mos kompensimi i rrezikshmërisë gjatë orarit të punës vazhdojnë të jenë disa nga problemet me të cilat ballafaqohen zjarrfikësit në Kosovë.
Nga Sindikata e Zjarrfikësve thonë se me pagën prej 120 euro nuk mund të mbulojnë as shpenzimet personale.
Kryetari i kësaj sindikate, Muharrem Beka shprehet se gjendja në të cilën është shërbimi i zjarrfikësve nuk i konvenon as shtetit, shkruan KosovaPress.
Ai thekson se edhe numri i vogël i zjarrfikësve në nivel vendi dhe kushtet e mjerueshme të punës ndikojnë që shërbimi i zjarrfikësve të mos jetë me kapacitet të mjaftueshëm. Derisa thotë se veç Prishtinës i mungojnë 35 zjarrfikës, Beka alarmon se numri i tyre është duke rënë.
“Gjendja nuk është duke lëvizur, kemi mbetur në një pozitë mjaft të palakmueshme, gjendja është duke u përkeqësuar… Është duke u zvogëluar numri i zjarrfikëseve, është duke u shtuar në moshë d.m.th. nga viti 2024 në përjashtim në tri, katër komuna as konkurse të reja, as punëtorë të rinj nuk kanë pranuar…
Ne jemi të befasuar me qëndrimin indiferent të institucioneve karshi shërbimit të zjarrfikësve po edhe problemeve në veçanti të cilat janë grumbulluar, dhe institucionet janë të obliguara t’i zgjidhin… Zjarrfikësit as sot nuk kompensohen për ndërrimet e natës për festat shtetërore dhe fetare, orët jashtë orarit.
Siç thash, rasti i mobilizimit në veri ende nuk janë kompensuar… Kjo gjendje nuk i konvenon askujt, as zjarrfikësve, as qytetarëve, as shtetit. Ky shërbim kjo forcë për mbrojtje në shpëtim është e brishtë, është një numër jashtëzakonisht i vogël në nivel vendi”, thotë Beka.
Edhe komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve të Mitrovicës, Tahir Mikullovci, deklaron për KosovaPress se shqetësimi më i madh për këtë njësi zjarrfikëse është mungesa e personelit. Sipas ligjit, në Mitrovicë do të duhej të ishin edhe 15 zjarrfikës të tjerë.
“Është fakt se kemi mungesë të stafit të zjarrfikësve, por i kemi ndaluar pothuajse të gjitha pushimet vjetore në këtë sezon të pjesëtarëve të Njësisë Zjarrfikëse… Numri i zjarrfikësve është 32, dhe ky është problemi më i madh jo vetëm në Mitrovicë, por në krejt Kosovën, sepse në bazë të ligjit për mbrojtjen e zjarrit duhet që në çdo 1 mijë e 500 banorë të ketë një zjarrfikës. Krahasuar me numrin e banorëve në Mitrovicë, kemi afër 15 pjesëtarë të Njësisë Zjarrfikëse më pak. Kështu që kjo është sfida ose problemi më i madh mungesa e stafit të Njësisë Zjarrfikëse’, thotë Mikullovci.
Se shteti nuk po bën asgjë për zjarrfikësit thotë Abdusamed Shkodra nga Brigada e Zjarrfikësve në Prishtinë.
“Zjarrfikësit janë staf i Ministrisë së Punëve të Brendshme, menaxhohen nga AME në koordinim me komunat, këtu do të thotë nuk është bashkëpunimi aq sa duhet. Sa i përket për hapjen e konkursit, nuk është diçka në rregull, këtu është e mirë të bëhet një zgjidhje dhe të pranohen zjarrfikësit e rinj, kërkesa është kamotshme duke e marrë për bazë nevojën për punëtorë të rinj… Konkursi i fundit ka qenë 2019, ndërsa kërkesat kanë qenë në vazhdimësi… Zjarrfikësit tashmë marrin pagë 120 euro aty diku, nëse konsiderojmë se a është i mjaftueshëm koeficienti aty ku kemi dëshiruar ne”, shprehet Shkodra.
E kryetari i sindikatës thotë se gjendja po përkeqësohet dhe se zjarrfikësit e kanë humbur durimin.
Ai paralajmëron se është alarmi i fundit për Qeverinë dhe institucionet për përmbushjen e kërkesave të tyre.
“Gjendja që nuk është duke marrë askush me neve jemi mbet në mëshirën e askujt mirëpo zjarrfikësit e kanë humb durimin, i jemi drejtuar Qeverisë. Në rast të lëndimit eventual në vendin e punës në intervenim nëse lëndohet një zjarrfikës gjitha shpenzimet i kryen prej mjeteve vetanake, d.m.th është ngarkesë, ne po presim unë po shpresoj është alarmi i fundit…
Ne ju kemi kërkuar takim urgjent të diskutojmë për problemet tona, atëherë le të dalin para ndërtesës së Qeverisë dhe lë të tregojnë pse është kjo gjendje. Unë konsideroj se mundësitë për dialog janë shtjerrë, nuk kemi diçka, nuk mundemi me u bind se dikur do të bëhet mirë… Do të kërkojmë zgjidhje të problemeve asgjë nuk po kërkojmë. Momentin që policisë në veri po i kompensohen kanë qenë të angazhuar janë kompensuar, zjarrfikësit po ndihen të diskriminuar, nuk po trajtohen njësoj, nuk është qasja ndaj zjarrfikësve dhe policëve njëjtë, për çfarë arsyeje?”, thekson ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Specialja pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive “që të mbahej dëshmitari i fokusuar”

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?