Kosova është duke u përballur me shpërthimin e zjarreve në rajone të ndryshme, e në përkeqësimin e gjendjes po ndikojnë edhe temperaturat e larta që janë duke mbizotëruar mbi vendin tonë tash e disa ditë.
Aktualisht në Kosovë aktive janë tri vatra të zjarrit. Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi për marrëdhënie ndërkombëtare dhe publikun në Agjencinë e Menaxhimit Emergjent, Nehat Koçinaj.
“Suharekë, Krushicë, Bukosh ende aktive. Me dy ekipe nga orët e mëngjesit në veprim. Peja, parku nacional Bjeshkët e Nemuna, situata më e rënduar, në reagim aktualisht me nga një ekipe. Peja, Kamenica, Malisheva, Klina, Gjakova, Drenasi dhe në Viti në lokacionin Letnicë me nga një ekip në vendin e ngjarjes”, deklaroi ai.
Ndërsa, Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje lidhur me djegien e fushave për ditën e martë:
Fsh. Sllatinë, Fushë Kosovë: Njësia policore gjatë patrullimit ka vërejtur se është duke u djegur një hapësirë (fushë). Zjarrfikësit janë njoftuar, kanë dalë në vendngjarje dhe e kanë fikur zjarrin. Lidhur me rastin është intervistuar një mashkull kosovar si i dyshuar për shkaktim të zjarrit dhe i njëjti me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Fsh. Zhiti, Viti: Si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer për shkaqe të paditura janë djegur rreth 4 hektarë të një fushe. Zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje dhe e kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar.
Fsh. Pozheran: Viti: Si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer për shkaqe të paditura janë djegur rreth 3 hektarë fushë. Zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje dhe e kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar.
Bjeshkët e Moknës, Istog: Për shkaqe ende të pa njohura është përfshirë nga zjarri një hapësirë pyjore. Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin dhe është në monitorim të situatës.
Fsh. Shtupeq i Madh, Pejë: Për shkaqe ende të pa njohura është përfshirë nga zjarri një hapësirë pyjore. Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin dhe është në monitorim të situatës.
Fsh. Sfërk, Klinë: Për shkaqe ende të pa njohura është përfshirë nga zjarri një shtëpi. Njësitë relevante policore si dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, zjarri është lokalizuar. Përveç dëmeve materiale vlera e të cilave nuk dihet, të lënduar nuk ka pasur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet.
Bjeshka e Baballoqit, Deçan: Është përfshirë nga zjarri një hapësirë prej rreth 30 ari. Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.
Fsh. Novosellë, Malishevë: Viktima mashkull kosovar është sjellë pa shenja jete në QKMF pa shenja jete. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Si pasoje kësaj vdekje dyshohet të jetë ajri i tymosur pasi që viktima kishte shkuar tek stalla e cila ishte përfshirë nga zjarri. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IM për obduksion.
Fsh.Sopniq, Rahovec: Është përfshirë nga zjarri një hapësirë prej rreth 0.50 ha me barishte. Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin.
Fsh Xërxë, Rahovec: Është përfshirë nga zjarri një hapësirë prej rreth 0.40 ha me barishte. Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin.
Ndryshe, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se për shkak të shtimit të vatrave të zjarrit në disa lokacione të vendit, ministria që ai udhëheq është në monitorim, analizë dhe vlerësim të situatës së krijuar.
“Që nga dita e parë e shpërthimit të zjarreve në disa lokacione, ka angazhuar njësitet e specializuara për reagim në lokalizimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit. Apeloj te qytetarët për shtim të kujdesit në shpenzimin racional të ujit, të mos ndezën zjarre në ambiente të hapura dhe të mos hedhen gjësende potenciale që mund të shkaktojnë zjarret. Gjithashtu, ju ftoj që nëse vëreni ndonjë abuzim të mundshëm të denoncojnë në organet përgjegjëse keqbërësit dhe personat e pakujdesshëm. Krahas bashkëpunimit tuaj me njësitë tona të FSK-së në operacione, kjo do të ishte ndihmë e madhe nga ana juaj”, ka thënë ai.
Mehaj ka shtuar se “Ministria e Mbrojtjes në bashkëpunim me agjencitë tjera shtetërore të sigurisë është në gatishmëri dhe veprim të plotë për të menaxhuar, tejkaluar dhe sanuar gjendjen e krijuar”
Kurse, Policia e Kosovës ka paralajmëruar qytetarët se do të ndërmarr masa ndaj të gjithë atyre që ndezin zjarrin me qëllim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri – patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker