Në një shtëpi ka shpërthyer një zjarr në siguresën e energjisë elektrike, por fatmirësisht pa pasoja të rënda.

Lajmin për Telegrafin e bëri të ditur komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Malë Gashi.


Sipas tij, ndërhyrja e shpejtë e pronarit ka ndihmuar që situata të mos përhapej dhe të mos shkaktonte dëme më të mëdha.

“Ishte lajmëruar zjarr në një shtëpi, ekipet kanë dalur në vendin e ngjarjes. Zjarri ishte në siguresë të rrymës. Zjarrin e kishte shuar pronari”, ka thënë Gashi. /Telegrafi/