Një stallë e mbushur me ushqim për bagëti është përfshirë nga zjarri në rrugën "Fahri Fazliu" në Rahovec, duke shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme.

Sipas Policisë, nga zjarri janë djegur ushqimi për bagëti dhe një motokultivator që ndodhej brenda objektit. Nuk raportohet për persona të lënduar.


Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit, të cilët kanë lokalizuar dhe shuar zjarrin.

Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori i shtetit dhe eksperti i zjarrit, ndërsa hetimet për shkaqet e mundshme të zjarrit janë në vazhdim. /Telegrafi/