Të paktën 100 persona humbën jetën dhe 150 tjerë u lënduar në zjarrin që shpërtheu gjatë një dasme në qarkun Hamdaniya në Irak, kanë bërë të ditur mediat e atjeshme, raporton Reuters.

Burime lokale pretendojnë se numri i viktimave mund të jetë akoma më i madh. Mbi 450 humbën jetën dhe u lënduan në zjarrin që shpërtheu në dasmën e organizuar nga gjysma hëna e kuqe, thuhet në platformën X, transmeton Telegrafi.


2 47

Nayim al-Jabouri, guvernatori i rajonit Ninevenh ku shpërtheu zjarri, më herët ka thënë se nuk ka të dhëna finale për viktimat, duke sugjeruar se numri i viktimave mund të jetë më i madh.

3 39

Zëvendësguvernatori i Nineveh, Hassan al-Allaq gjithashtu ka thënë për Reuters se janë të konfirmuar si të vdekur 113 persona.

4 34

Sipas mbrojtjes civile, zjarri kaploi oborrin ku po zhvillohej një dasmë, kur u ndezën fishekzjarrët gjatë ceremonisë.

5 30

Korrespondenti i Reuters nga vendi i ngjarjes thotë se zjarrfikësit janë ngjitur në objekt për të kërkuar të mbijetuarit e mundshëm.

6 18

Sipas informacioneve të para, thuhet se ndërtesa është ndërtuar nga materiale ndezëse që i kontribuoi dukshëm përshpejtimit të shembjes së objektit.

7 16

“Zjarri bëri që të shemben pjesë të objektit si rezultat i materialeve të lira dhe ndezëse, që janë përdorur gjatë ndërtimit të objektit”, raportuan mediat e atjeshme. /Telegrafi/

https://twitter.com/iraqircs/status/1706829209581035973?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1706829209581035973%7Ctwgr%5Ec79fb97523029a5d17e17c968a60eecf235bfa4a%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.index.hr%2Fvijesti%2Fclanak%2Fvideo-strasan-pozar-na-svadbi-u-iraku-113-mrtvih-50-kriticno-otkriven-uzrok%2F2498834.aspx