LAJMI I FUNDIT:

Zjarr në një fushë në Prapashticë – vdes një person

Zjarr në një fushë në Prapashticë – vdes një person
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka humbur jetën si pasojë e një zjarri.

Rasti ka ndodhur të shtunën në Prapashticë të Prishtinës rreth orës 17:00.

“Si pasojë e një zjarri dyshohet se në një fushë viktima mashkull kosovar ka humbur ndjenjat dhe pas ekzaminimit nga ekipet mjekësore është konstatuar që viktima është pa shenja jete”, ka njoftuar policia.


Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i është dorëzuar mjekësisë ligjore për obduksion. /Telegrafi/