Një dem ngordhi në vend gjatë një feste spanjolle pasi organizatorët i ngjitën pishtarë duke u djegur në brirët e tij, para një turme njerëzish.

Siç thuhet më tej, përcjell Telegrafi, demi i tmerruar gjysmëtonesh u bë si i hutuar dhe vrapoi drejt një druri duke e goditur atë me kokë - duke ngordhur menjëherë.


Kafsha ngordhi në festivalin e “demit të zjarrtë” në qytetin e vogël të Foios, 10 milje në veri të Valencias në Spanjën lindore. /Telegrafi/