LAJMI I FUNDIT:

Zjarr i madh në Zonën Industriale në Prishtinë

Zjarr i madh në Zonën Industriale në Prishtinë

Zjarri i madh i ka përfshirë disa depo në Zonën Industriale në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 16:00 është raportuar për disa depo të përfshira nga zjarri në Zonën Industriale në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të menaxhimit të përhapjes së zjarrit”, ka deklaruar Borovci.


Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.

Aktualisht policia ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve që konsistojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.​/Telegrafi/