Zjarr i madh në një maternitet në Bristol të Anglisë, shtatzënat dhe të porsalindurit janë evakuuar - tymi thuhet se dukej nga kilometra larg

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një maternitet në Bristol të Anglisë, me tymin që thuhet se dukej nga kilometra larg.
Gratë shtatzëna dhe të porsalindurit në Spitalin St Michael, pranë Universitetit të Bristolit, po evakuoheshin ndërsa flakët përhapeshin brenda, shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi.
Mamitë u panë duke ndihmuar pacientët që po zhvendoseshin jashtë ndërtesës.
Banorët u nxitën të shmangnin zonën pasi u dha alarmi rreth orës 4:30 pasdite.
Tymi i zi u ngrit në qiell, lart mbi Kullën Memoriale Wills, e cila është ndërtesa e katërt më e lartë në qytet.
Pamjet që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë se zjarri kishte arritur në çatinë e spitalit, megjithëse nuk është e qartë nëse aty filloi.
Aty, më shumë se një duzinë zjarrfikësish shihen duke u përballur me zjarrin, i cili është i dukshëm nga toka.
Shërbimet e emergjencës janë tashmë në vendngjarje, me ekipe të shumta që kanë “luftuar” me flakët.
Aktualisht nuk janë raportuar viktima dhe shkaku i zjarrit është ende i pakonfirmuar, ndërsa një hetim është duke vazhduar. /Telegrafi/









































