LAJMI I FUNDIT:

Zinedine Zidane nuk hezitoi të përmend dy kundërshtarët më të vështirë në karrierën e tij

Zinedine Zidane nuk hezitoi të përmend dy kundërshtarët më të vështirë në karrierën e tij

Legjenda e Real Madridit, Zinedine Zidane, ka emëruar dy lojtarët të cilët sipas tij kanë qenë kundërshtarët më të vështirë për t’u përballur në fushë.

52-vjeçari është njëri prej lojtarëve më të mirë që ka luajtur ndonjëherë futboll, duke fituar gjithçka që mund të fitohet në nivel klubi dhe kombëtareje dhe ai ishte pjesë e një numri të ekipeve të jashtëzakonshme gjatë kohërave sa ishte aktiv.

Gjatë karrierës së tij të bujshme, Zidane ka luajtur për klube të ndryshme si Cannes, Bordeaux, Juventus dhe Real Madrid, duke fituar titujt e ligës në Itali dhe Spanjë e po ashtu edhe Ligën e Kampionëve me Real Madridin.


Pasi ‘vari këpucët në gozhdë’, fituesi i Topit të Artë mori drejtimin e Real Madrid Castillës për 18 muaj, para se të bëhej trajner i ekipit të parë në vitin 2016.

Në dy periudha të ndara në krye të Real Madridit, Zidane fitoi dy tituj të La Ligas dhe Ligën e Kampionëve në tri raste.

Ai është lidhur me një rikthim të mundshëm në futboll ku raportohej se Bayern Munich dhe Manchester United ishin të interesuar për ta emëruar si trajner, por megjithatë ai ende ka mbetur i papunë.

Së fundmi ai ka emëruar dy kundërshtarët më të vështirë me të cilët është ballafaquar në karrierën e tij dhe që të dy kanë qenë qendërmbrojtësa.

“Më i vështiri ishte Paolo Maldini sepse ai ishte shumë i zgjuar dhe inteligjent në fushë. Ndonjëherë isha përballë tij dhe mund ta imagjinoni çfarë kishte ndodhur”.

“Dhe Thuram. Ai ishte i vështirë. Kur ai është në ekipin tuaj, ju jeni i lumtur, por nëse ai luan ndaj jush, ju nuk jeni i lumtur”, ka thënë Zidane./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ndërkombëtare
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
Real Madridi bën hap të madh drejt finales, vendos goli i Endrick

Real Madridi bën hap të madh drejt finales, vendos goli i Endrick

La Liga
Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori