LAJMI I FUNDIT:

Zidane mbetet i befasuar nga super gola e Mbappes

Zidane mbetet i befasuar nga super gola e Mbappes

Zinedine Zidane ka mbetur i mahnitur me dy golat që Kylian Mbappe i ka shënuar për Real Madridin përballë Manchester Cityn në play-off-in e Ligës së Kampionëve

Los Blancos janë aktualisht duke fituar me rezultat të përgjithshëm 5-2, ndërsa në “Santiago Bernabeu” pas pjesës së parë është 2-0.

Pas vetëm katër minutash lojë, Kylian Mbappe kaloi Real Madridin në epërsi me një super gol, duke paraboluar portierin Ederson me një asistim të Raul Asencios.


Mbyllen 45 minutat e parë: Man Cityn nuk po arrin t'i bëjë ballë Mbappes
Lexo po ashtu Mbyllen 45 minutat e parë: Man Cityn nuk po arrin t'i bëjë ballë Mbappes

Madrilenët vazhduan me dominim edhe më tej, duke mos lënë hapësira për skuadrën mysafire.

Por, Mbappe sërish gjeti hapësirë në defanzivën e e Cityt, ndërsa kësaj radhe u asistua prej Rodrygos.

Francezi bëri lëvizje mashtruese, duke lënë mbrojtësit e Cityt të ngrirë, ndërsa shënoi me lehtësi në portën e Ederson.

Të dy golat lanë të befasuar Zidanen, siç mund ta shihni edhe në pamjet më lartë. /Telegrafi/