Zinedine Zidane ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes ku Real Madridi takohet me Valencian.

Ai iu është përgjigjur thashethemet për të ardhmen e tij, ku së fundmi flitet shumë për postin e trajnerit te Kombëtarja e Francës.


"Do të shohim, mendja ime është këtu. Unë jam në Madrid dhe kënaqem çdo ditë. Unë jam i apasionuar pas futbollit. Kurrë nuk i dihet të ardhmes”.

zidane scaled

"Kombëtarja është një synim, siç e kam thënë kur fillova punën e trajnerit dhjetë vjet më parë, por aktualisht jam këtu", ka thënë Zidane i cili e ka cekur se ka marrëdhënie të mira me Noel Le Graët, presidentin e Federatës Franceze të Futbollit.

Tutje ai u ndal edhe në kampionat, ku shtoi se nuk do të dorëzohen pasi ka edhe shumë pikë në lojë.

Zidane 2

“Ka akoma edhe 48 pikë nga tani deri në fund. Ne do të luftojmë për secilën pikë dhe pastaj do të shohim se ku jemi”, ka thënë Zidane. /Telegrafi/

telegrafi sport app