Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka folur rreth finales së Ligës së Kampionëve, për të cilën ka thënë se duan ta fitojnë.

Real Madridi do të ndeshet me Liverpoolin në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, e cila zhvillohet më 26 maj në Kiev.


Para ndeshjes së fundit të sezonit kundër Celta Vigos, trajneri i Real Madridit, pranoi se La Liga ishte turneu më i vështirë për të fituar, por që Liga e Kampionëve ishte ende titulli më i mirë.

Francezi tashmë po shikon përpara në Kiev dhe për të fituar titullin e tretë radhazi evropian, diçka që nuk është bërë që nga mesi i viteve 1970.

Ronaldo2 Zidane ka besim tek Real Madridi i tij (Getty Images)

Zidane në konferencë për shtyp ka thënë se duan ta mbrojnë titullin e Ligës së Kampionëve, pasi është trofeu më i mirë.

"Ne jemi në finale të Ligës së Kampionëve dhe ne duam të mbrojmë titullin tonë", u ka thënë fillimisht Zidane gazetarëve në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes.

"Liga e Kampioneve është ajo që gjithkush dëshiron të fitojë".

"Po, ditëve të kaluara kam thënë se La Liga është konkurrencë më e vështirë, por në fund Liga e Kampionëve është më e mira", përfundoi francezi. /Telegrafi/  

telegrafi sport app