LAJMI I FUNDIT:

Zhdukja e Bedri Rexhepit, Prokuroria Themelore në Prishtinë: Pretendimet se nuk jemi bashkëpunues nuk qëndrojnë

Zhdukja e Bedri Rexhepit, Prokuroria Themelore në Prishtinë: Pretendimet se nuk jemi bashkëpunues nuk qëndrojnë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka reaguar lidhur me rastin e zhdukjes së Bedri Rexhepit dhe shkrimeve në media se nuk ka qenë bashkëpunuese me familjarët e të dëmtuarit.

Reklama

Prokuroria Themelore thekson se e kupton shqetësimin e familjes së të dëmtuarit dhe të shoqërisë në përgjithësi, mirëpo pretendimet e familjarëve se prokurorja e çështjes nuk ka qenë bashkëpunuese dhe nuk është angazhuar lidhur me rastin, nuk qëndrojnë.

Lexoni të plotë reagimin:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me qëllim të informimit të drejtë të opinionit, reagon lidhur me shkrimin e publikuar fillimisht në “Kosovapress” dhe në portale të tjera vendore se, prokurorja e çështjes e cila është duke e trajtuar rastin e zhdukjes së B.R., nuk ka dhënë sqarime dhe nuk ka qenë bashkëpunuese me familjarët e të dëmtuarit, ashtu që, ju njoftojmë se më 13 prill 2021, e njëjta është ngarkuar me rastin në fjalë dhe po të njëjtën ditë me urdhër të saj është ndaluar personi me inicialet J.V., i dyshuar për veprën penale “Rrëmbimi”, të paraparë sipas KPRK-së, si dhe është dërguar në paraburgim.

Shtatë muaj i zhdukur, ende nuk dihet asgjë për fatin e Bedri Rexhepit
Lexo po ashtu Shtatë muaj i zhdukur, ende nuk dihet asgjë për fatin e Bedri Rexhepit

Ne e kuptojmë shqetësimin e familjes së të dëmtuarit dhe të shoqërisë në përgjithësi, mirëpo pretendimet e familjarëve se prokurorja e çështjes nuk ka qenë bashkëpunuese dhe nuk është angazhuar lidhur me rastin, nuk qëndrojnë.

Nga raportimi i këtij rasti, prokuroria ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, duke bashkëpunuar edhe me strukturat e sigurisë së Kosovës, po ashtu, janë zhvilluar takime radhazi në prokurori me familjarët e të dëmtuarit dhe avokatit të tyre mbrojtës dhe se aktualisht ndaj rastit në fjalë, prokuroria po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve hetimore me qëllim të sqarimit në tërsi të kësaj çështje penale”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti: Janë identifikuar edhe 28 pjesëmarrës në protestat e dhunshme në veri

Kurti: Janë identifikuar edhe 28 pjesëmarrës në protestat e dhunshme në veri

Lajme
Eksperti gjerman: Kina dhe Rusia po synojnë pushtimin e Ballkanit Perëndmor

Eksperti gjerman: Kina dhe Rusia po synojnë pushtimin e Ballkanit Perëndmor

Lajme
Musliu-Shoshi publikon disa kërcënime: Më erdhën si rezultat i deformimit të qëllimshëm nga Gërvalla

Musliu-Shoshi publikon disa kërcënime: Më erdhën si rezultat i deformimit të qëllimshëm nga Gërvalla

Lajme
Chollet inkurajon Vuçiqin që të ndihmojë në qetësimin e situatës në veri

Chollet inkurajon Vuçiqin që të ndihmojë në qetësimin e situatës në veri

Lajme
Veprimtari Berisha: Turp që askush nuk iu gjet afër Rugovës kur u mor peng nga Millosheviqi

Veprimtari Berisha: Turp që askush nuk iu gjet afër Rugovës kur u mor peng nga Millosheviqi

Lajme
Analistët për situatën në veri: Presioni ndërkombëtar është për formimin e Asociacionit

Analistët për situatën në veri: Presioni ndërkombëtar është për formimin e Asociacionit

Donjeta Zeqiraj
Kalo në kategori