Një grua ka dalë nga shtëpia dhe deri më tani nuk është kthyer më.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 12:20, në Prishtinë.


Tutje bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti dhe po hetohet.

“Prishtinë / 04.12.2025 – 12:20. Është raportuar se më datë 03.12.2025 nga shtëpia ka dal viktima femër kosovare dhe deri me tani nuk është kthyer në shtëpi. Me urdhër të prokurorit është inicuar rasti dhe është duke u hetuar”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/