LAJMI I FUNDIT:

Zhbogar: Të krijojmë kushte, të parandalojmë ikjen e të rinjve (Video)

Zhbogar: Të krijojmë kushte, të parandalojmë ikjen e të rinjve (Video)

Mungesa e perspektivës në Maqedoni i detyron të rinjtë që të ikin nga vendi dhe kërkojnë një jetë më të mirë në Evropë, kështu ka konstatuar sot ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoni, Samuel Zhbogar, pas debatit që realizoi me studentët e Universitetit të Tetovës, për rrugën e Maqedonisë drejtë BE-së.
Zhbogar: Të krijojmë kushte, të parandalojmë ikjen e të rinjve.

Zhbogar tha më tej se, ajo që mundohemi të bëjmë ne bashkë me Qeverinë, është krijimi i kushteve këtu, dhe këto kushte arrihen duke bërë reformat dhe ndryshimet e duhura. Zhbogar pas debatit në UT ka takuar kryetaren e Komunës së Tetovës, ku kanë shqyrtuar edhe mundësin e angazhimit të një stafi të zyrës së BE-së në Maqedoni, për trajnimet që kanë të bëjnë me projekte të ndryshme në nivel lokal.

“Ata nuk e shohim ardhmërinë në vend, dhe ajo që bëjmë ne me Qeverinë është tentimi për të krijuar kushte këtu. Pra mundohemi ti bëjmë reformat dhe ndryshimet që të mundësojmë që njerëzit të rrinë këtu brenda shtetit, kjo është e rëndësishme, sepse kur njerëzit nuk shohin ardhmëri atëherë ikin. Pra me reformat dhe me hapjen e negociatave besoj që njerëzit do fillojnë ta shohin ardhmërinë në shtëpi. Në të njëjtën kohë i kushtojmë shumë vëmendje rinisë. Kemi shumë projekte për vetëpunësim, për punësimin e të rinjve, shumë grante tonat iu jepen të rinjve apo 30 për qind të granteve tona në bujqësi shkojnë për fermerët e rinj, pra në gjithë rajonin ne krijojmë kushte për të rinjtë”, tha Samuel Zhbogar, ambasador i BE-së, në Shkup./Alsat-M/


Në trend Lajme

Më shumë
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Kalo në kategori