Zgjerohet debati për ndalimin e aplikacionit “TikTok” në Maqedoninë e Veriut

Forcim i sistemit të kontrollit në institucionet arsimore, ngritja e nivelit arsimor dhe forcimi i shërbimeve profesionale që do të kujdesen për shëndetin mendor të fëmijëve, do të ndihmonte shumë në procesin e parandalimit të rasteve të përgjegjësisë penale tek të miturit. Por është gjithashtu e nevojshme që prindërit të marrin përgjegjësi serioze në kontrollin e fëmijëve, apelojnë institucionet kompetente në Maqedoninë e Veriut, të cilat ndezën alarmin për kontroll më të madh ndaj fëmijëve, pas rastit me 13-vjeçarin në Serbi, i cili vrau tetë shokë të klasës dhe rojen e shkollës.
Pas kësaj ngjarje, në Maqedoninë e Veriut është rritur presioni për të ndaluar TikTok-un, por edhe për uljen e kufirit të moshës për përgjegjësi penale për të miturit, si dhe për dënime më të rrepta për armëmbajtje pa leje dhe municione, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri në një deklaratë për media, njoftoi se institucionet kompetente do të vlerësojnë rrezikun potencial nga përdorimi i aplikacionit TikTok nga nxënësit, ndërsa më pas do të vendosin nëse duhet të kufizohet përdorimi i tij.
Ai tha se për sigurinë e shkollave do të ketë takime më intensive duke përfshirë pedagogët, psikologët dhe prindërit, ndërsa nga shtatori do të ketë edhe udhëzues dhe protokolle me masa të veçanta.
“Nëse mund të kemi kufizime specifike nga institucionet e informatikës në mënyrën e hapjes dhe futjes së të dhënave, do t’i shqyrtojmë të gjitha mundësitë”, tha Shaqiri, duke shtuar se rekomandimet lidhur me këto përmbajtje janë duke u shqyrtuar edhe në vende të tjera.
Ndërsa ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Azir Aliu, më parë deklaroi se si ministri nuk kanë marrë qëndrim nëse duhet të ndalohet TikTok-u, por mendon se duhet të ketë rregullatorë për platformat sociale.
“MSHIA ka qëndrim të qartë se është kundër çdo lloj gjuhe të urrejtjes apo dhunës, pa përjashtim, dhe ne mbështesim sanksionimin e çdo burimi të dhunës/gjuhës së urrejtjes. Ministria merr parasysh të gjitha platformat sociale pa përjashtim. Edhe pse aktualisht nuk mbajmë qëndrim për të ndaluar asnjë platformë sociale, por edhe si prindër, besojmë fuqishëm se platformat sociale si fenomen i qytetërimit të kohës sonë duhet të fillojnë të rregullohen”, thotë Aliu.
Kurse ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, ka deklarur se duhet të ketë debat të gjerë në lidhje me propozimet për uljen e kufirit të moshës për përgjegjësi penale te të miturit.
“Vendimet nuk duhet të merren me emocione dhe të ndarë, por me arsye. Mendoj se kur bëhet fjalë për sigurinë, duhet të vlerësohen të gjitha opinionet që kontribuojnë në këtë drejtim”, tha Spasovski.
Sipas tij, prindërit kanë një përgjegjësi serioze në këtë pjesë, duke iu referuar kontrollit ndaj fëmijëve në lidhje me qasjen në internet, media sociale etj.
“Tragjeditë me të cilat po përballet shoqëria serbe janë alarm për ne si organ ligjzbatues dhe na detyrojnë si institucione të mobilizojmë për kontroll sa më efektiv të armëve edhe në vendin tonë”, thotë prokurori publik Ljubomir Joveski, i cili u dërgoi mesazh prokurorëve publikë të veprojnë për të forcuar politikën penale për armëmbajtje pa leje dhe municione.
“Kërkoj nga të gjithë prokurorët publikë në shtet të insistojnë për dënime më të ashpra për armëmbajtje pa leje. Për vepra të tilla nuk duhet të ketë masa alternative”, tha Joveski./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës